
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025, pas procesimit të votave të mbi 88.91% të vendvotimeve. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka fituar 41.09% të votave, PDK-ja 22.15%, LDK-ja 17.64%, AAK-ja 7.63%, Lista Serbe 4.03% dhe Koalicioni për Familje 2.30%.
Analisti dhe drejtori i STORM-Rks, Argjend Zejnaj, në analizën e tij në programin “MCN live”, ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Ai ka theksuar se vendit nuk i duhet një kryeministër që nuk ka përmbushur asnjë premtim që ka bërë në zgjedhjet e 2021-ës.
Sipas Zejnajt, Albin Kurti ka probleme me vetveten dhe nuk është një udhëheqës i përshtatshëm për të udhëhequr për katër vjet.
Albin Kurti ka problem me vetveten, nuk na duhet një kryeministër i tillë për katër vite, nuk i duhet as edhe për një jave, por një katërvjeçar se është i ngarkuar emocionalisht. Nuk i ka ndal parashikimet, prognozat e tij, nuk i ka përmbush parashikimet e tij për gjysmë milioni vota, ka vazhduar të përçaj opinionin publik qytetar dhe politik dhe për me tepër nuk e ka realizuar asnjë prej premtimeve qe i ka bërë në 2021 dhe rrjedhimisht do të vazhdojë dhe me të njëjta nëse do te jetë në këtë qeveri. Ai do të vazhdoj me premtimet, alibi.
Se pse u votua, duhet një analizë më e thellë, për shkak se e njoh mirë Kurtin, dhe në emër ta kauzave të tij si opozita kanë vdekur dy vëllezër Denhari dhe asnjë zbardhej e së vërtetës nuk është bërë deri tani për rastin e demonstruesve.
Zejnaj ka theksuar se, nëse Kurti vazhdon të qeverisë me të njëjtin stil dhe mentalitet, Kosova do të përballet me një izolim të mëtejshëm.
Pra, Kurti do të vazhdoj me të njëjtin avaz duke mos i sjell asgjë Kosovës, e se pse fitoj do duhej një analizë më e thellë. Tek e fundit duhen lëshuar edhe strukturat shtetërorë se kush është duke e maturuar një agjendë të tije cila edhe përkundër që nuk prodhon një të mirë për vendin, vazhdon të korrë fitore, edhe pse krahasuar me bindjet dhe matjet e tij si VV, nuk kanë dal as për së afërmi dhe rrjedhimisht deklaratat e tij se të gjitha partitë nuk bëjnë sa VV është e paqëndrueshme për shkak se marshi e diferencës në një qeverie opozitare dhe një qeveri VV-Guxo-Alternative do të jetë 10%. Pra, 10% janë më shumë partitë opozitare dhe në këto suaza do të shohim se sa do të sjellë ndikim vota e diasporës dhe vota me kusht, dhe rrjedhimisht edhe sulmi ndaj sistemit online të KQZ, le shumë për të dëshiruar.
Koncepti Kurti 3 do të jetë shumë fatkeq për Kosovën, nëse do të qeveris me të njëjtin mentalitet Kosova do të jetë e izoluar për shkak të zhvillimeve gjeo-politike .
Sipas Zejnajt, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet, kjo ndodhi për shkak të një opozite të dobët dhe pa alternativë, duke mos ofruar një kundërshtim të qëndrueshëm ndaj qeverisë aktuale.
Deri te kjo ‘fitore’ ka ardhur edhe si rezultat i një opozite të vobektë e cila ishte pa alternativë, përveç disa zërave kritik me disa shumë kundërshtime në Kushtetuese, dhe asgjë më shumë.



