Gazetari Sokol Bregu dy arrestimet në qarkun e Shkodrës për blerje votash i sheh si simbolike, duke thënë se votat nuk po blihen me para por me vende pune duke përdorur administratën.
Në edicionin e lajmeve në “MCN TV” ai deklaroi se SPAK duhet të thotë nëse ka deformim të votës.
Bregu tha se Partia Socialdemokrate e Tom Doshit dëmton Partinë Socialiste në marrjen e mandateve, për shkak të përhapjes së saj.
Nuk ka ndonjë besim të madhe te organet e drejtësisë, vota është e shenjtë dhe nuk mendoj se janë shumë ata që do e shesin votën për para apo një thes miell. Gjithë thelbi i këtyre zgjedhjeve është administrata.
Që të blesh 12 mijë vota për një mandat duhet një shifër marramendëse. Ja u blenë 100 vota, ato e bëjnë ndryshimin në vend? Nëse patronazhisti është në kufijtë e shkeljes së ligjit apo jo, këtë donim të dinim nga SPAK. Ja u kapën dy në Shkodër dhe një Lushnjë, që po blinin 5 vota. Të zëmë se janë të mazhorancës, e cila merr 800 mijë vota. 9 miliardë është buxheti i shtetit, të gjitha do i blejë këto vota. Jo, ka administratën. Këto vota ndikojnë nëse diferenca është me 100 vota për mandatin e fundit.
Kë do kërcënosh në Shkodër? Shkodra është e pakërcënueshme në familje. Për të blerë vota janë vendet e punës, prandaj administrata lëngon në këto momente. Po të kuptoj prokurori se çdo të thotë demokraci do të ketë një mënyrë hetimi të të gjithë çështjes.
Nuk më bind mua asnjë nga historitë e SPAK për hetimin e krimit zgjedhor. Nëse ka deformim të zgjedhjeve, a ndikon administrata direkt në këtë pikë. Këtë të na thotë SPAK.
Duket se Kryeministri ndihet i kërcënuar nga votat e PSD, pasi në zgjedhjet e kaluara pati dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë, por tani PSD është përhapur. PSD mund të mos prodhojë mandat në Kukës por me votat e veta nuk e lejon Partinë Socialiste të prodhojë mandat në Kukës.



