Kritika ndaj vendit të saj, gazetarja ruse dënohet me 6 vjet burg

Kritika ndaj vendit të saj, gazetarja ruse dënohet me 6 vjet burg

Një gazetare ruse u dënua për përçmim të ushtrisë të mërkurën dhe mori një dënim prej 6 vitesh burg, dënimi më i fundit dhënë ndaj kritikëve për veprimet e Moskës në Ukrainë.

Gjykata në qytetin Barnaul në Siberinë jugore e shpalli Maria Ponomarenko fajtore për “përhapjen të informacionit të rremë lidhur me veprimet e forcave të armatosura ruse” me anë të postimeve të saj në një aplikacion mesazhesh.

Nga ana e saj Ponomarenko, e cila punonte për portalin RusNews, i mohoi akuzat.

Pak ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat në Ukrainë më 24 shkurt 2022, parlamenti i kontrolluar nga Kremlini miratoi legjislacionin i cili i shpallte të paligjshme përhapjet e “informacionit të rremë” në lidhje me fushatën ushtarake ruse në Ukrainë.

Autoritetet ruse e kanë përdorur ligjin për “të mbytur” çdo kritikë ndaj atij që Kremlini i referohet si një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Në dhjetor, politikani i shquar i opozitës Ilya Yashin u dënua me 8 vjet e gjysmë burg.

Në fillim të vitit të kaluar, Alexei Gorinov, një anëtar i këshillit bashkiak të Moskës, mori një dënim prej 7 vitesh për komentet e tij kritike në lidhje me armiqësitë në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy