Nga 1 janari s’ka më kazino e baste, Kuvendi miraton ligjin për lojërat e fatit (VIDEO)

Nga 1 janari s’ka më kazino e baste, Kuvendi miraton ligjin për lojërat e fatit (VIDEO)

Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove duke nisur nga 1 janari.

Deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për lojërat e fatit.

Ligji në fjalë u votua pa votat e opozitës e cila kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë në Parlament, duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.

Votimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri falenderoi deputetët e pranishëm dhe theksoi se me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një për shpifjet.

"Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një atë", shkruan Rama në "Twitter".

Ndërsa me 74 vota pro deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar. Ndërsa mësohet se Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nuk ka votuar për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.

Ashtu si në dy herët e tjera ku pati dhe përplasje me kryeministrin Edi Rama, Pandeli Majko nuk mori pjesë në këtë votim.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi po me 75 vota pro edhe projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy