Gjendet në një humnerë pranë Elbasanit trupi i pajetë i Eglant Koçit

Gjendet në një humnerë pranë Elbasanit trupi i pajetë i Eglant Koçit

Policia ka lokalizuar një trup të pajetë që dyshohet se i përket Eglant Koçit, 34-vjeçarit të zhdukur prej dy javësh. 


Trupi është konstatuar nga dronët e Policisë së Shtetit dhe është gjetur në një humnerë në fshatin Cerujë, në zonën mes Tiranës dhe Elbasanit. 

 

Forcat speciale RENEA po punojnë për të zbritur në vendngjarje dhe për të kryer identifikimin zyrtar të viktimës.

 

Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u ekzekutua nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.

 

Njoftimi i policisë 

-Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy