Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar menjëherë pas lajmeve në media se Christian Panucci është zgjedhur si trajneri i ardhshëm. Përmes një njoftimi FSHF thekson se presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.



