“Arratiset” pitoni 2 metra në Japoni, policia i vihet në ndjekje

“Arratiset” pitoni 2 metra në Japoni, policia i vihet në ndjekje

Një piton rreth dy metra i gjatë i ka shpëtuar mbikqyrjes së pronarit dhe ndodhet në gjendje të lirë duke shkaktuar panik tek banorët në Japoni.

Ngjarja ka ndodhur në Kurashiki, një qytet në prefekturën Okayama, në perëndim të arkipelagut. Sipas raportimeve zvarraniku u la përkohësisht pa mbikëqyrje në një makinë gjatë një lëvizjeje nga shtëpia.

Ashtu si gjarpërinjtë e tjerë të kësaj specie, pitoni nuk ka helm dhe nuk është agresiv, megjithatë policia u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm sepse ende ekziston rreziku i pickimit.

Aktualisht rreth 10 burra të armatosur me shkopinj janë angazhuar në kërkim. Në Japoni nuk është e nevojshme të aplikoni për një leje për të zotëruar një piton. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy