
Koreja e Veriut thotë se ka kryer një "provë shumë të rëndësishme" me një raketë me rreze të gjatë veprimi, sipas agjencisë qendrore koreane të lajmeve. Rezultatet e provës do të kenë "një ndikim të rëndësishëm në ndryshimin e pozitës strategjike të Koresë së Veriut në të ardhmen e afërt". Prova u bë ndërkohë që Koreja e Veriut po forcon presionin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhbllokuar bisedimet bërthamore. OKB-ja ia ka ndaluar Koresë së Veriut të lëshojë satelitët, sepse ato konsiderohen pjesë e një provë të teknologjisë së raketave me rreze të gjatë veprimi. Pas dështimeve të përsëritura, Koreja e Veriut nisi me sukses një satelit për herë të parë në vitin 2012 dhe pastaj një tjetër në vitin 2016.



