Zgjedhjet europiane ishin testi i parë për qeverinë e Donald Tusk në Poloni.

Koalicioni Qytetar (KO) që ai kryeson është përpara partisë Ligj dhe Drejtësisë (PiS) në rezultatet paraprake të zgjedhjeve evropiane, përkatësisht me 38% dhe 33.9%.

Sipas të dhënave të para nga kanali Tvn24 si dhe nga kanali shtetëror Tvp Info, partia pro-evropiane e Donald Tusk Koalicioni Qytetar (KO) fitoi zgjedhjet evropiane në Poloni me 38.2% të votave.

Partia e dytë sipas të njëjtave të dhëna është ajo e sovranistëve të Ligjit dhe Drejtësisë (Pis) e liderit Jaroslaë Kaczynski që kishte 33.9% të votave. “Sot kemi treguar se jemi një dritë shprese për Evropën, do të jemi në gjendje të luftojmë si askush tjetër për interesat e Polonisë në Evropë”. Kështu tha kryeministri polak, Donald Tusk, duke komentuar fitoren e Koalicionit Qytetar në zgjedhjet evropiane.