72 migrantë në bordin e tre anijeve u fundosën mëngjesin e sotëm në brigjet spanjolle, sipas shërbimeve të shpëtimit në det.
“72 persona në bordin e tre anijeve të improvizuara u shpëtuan sot në mëngjes në një operacion të ndërmarra ku u mobilizuan një helikopter, një avion dhe tre anije”, bëri të ditur një zyrtar i Rojeve detare.
Një anije u pikas në ngushticën e Gjibraltarit, dy të tjerat në Mesdhe në brigjet e Malaga-s (jug) dhe të Torrevieja-s (juglindje).
Spanja është një pikë tranziti për migrantët kryesisht në rrugë detare sesa në rrugë tokësore nëpërmjet dy enklavave spanjolle në Afrikën e Veriut në Ceuta dhe Melilla.
Sipas organizatës ndërkombëtare për migrantët (OIM) 5.445 persona kanë mbërritur nga vija bregdetare në Spanjë mes periudhës janar-shtator dhe 62 kanë vdekur gjatë udhëtimit.



