Beleri kërkon lirinë në Apel/ Rusta: Seanca e sotme, me rëndësi për vazhdimësinë e tij politike (VIDEO)

Beleri kërkon lirinë në Apel/ Rusta: Seanca e sotme, me rëndësi për vazhdimësinë e tij politike (VIDEO)

Ka nisur në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të akuzuar për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. 

MCN TV mëson se si Beleri ashtu edhe Kokaveshi ndodhen në qendrën spitalore të burgjeve. Ata kërkojnë lirinë në Apel, pasi më herët GJKKO vendosi masën “arrest me burg”.

Po ashtu mësohet se si Beleri po ashtu edhe Kokaveshi nuk janë të pranishëm në seancën e sotme.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha:

Vetëm pak minuta më parë në Dhomën Penale të Gjykatës së Apelit të Posacëm kundër Krimit dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar seanca për Dhionis Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, dy shtetas të ndaluar në 12 maj 2023, dy ditë para procesit zgjedhor ku vet z.Beleri ishte një kandidat dhe tashmë është kryebashkiak i zgjedhur. Ai kërkon të shpallet i paligjshëm arresti dhe me provën e mandatit të fituar nga KQZ, kërkon nga Apeli t’i japë dritën jeshile që të dalë në liri, me argumentin se nuk do t’i shmanget hetimit, është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë. Beleri dhe Kokaveshi nuk janë të pranishëm në seancë, por ata ndodhen në qendrën spitalore të burgjeve, ku qëndrojnë të shtruar prej më shumë se dy javësh, për shkak se kanë probleme shëndetësore, një nga argumentet që mbrojtja e tyre ka paraqitur në gjykatë.

Në rast se Beleri do të fitojë dritën jeshile për t’u kthyer në liri, qoftë me arrest në shtëpi apo detyrim paraqitje, atëherë do ketë mundësi të betohet para këshillit bashkiak të Himarës dhe të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, në të kundërt gjithçka komplikohet dhe me siguri pas këtij vendimi do kemi ndërhyrje të politikës, qoftë për ta shkarkuar z.Beleri, për të gjetur një procedurë ligjor, apo për të vazhduar mandatin Jorgo Goro. Seanca e sotme është mjaft e rëndësishme për të kuptuar vazhdimësinë e tij politike. Nëse Beleri do të mbahet në burg shumë shpejt në Himarë do kemi zgjedhje të parakohshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy