Rritja e Trafikut të Kokainës/ DEA në Shqipëri me zyra dhe ftesë për qytetarët të denoncojnë

Rritja e Trafikut të Kokainës/ DEA në Shqipëri me zyra dhe ftesë për qytetarët të denoncojnë

Sasia prej 618 kg kokainë kapur 5 vite më parë në Portin e Durrësit e cila u gjet në bananet e Arbër Cekaj, solli në Shqipëri edhe agjentët e DEA-s nga Athina. Kjo vizitë e tyre e parë më 6 mars 2018 nuk do të ishte e fundit. Në të njëjtën datë të 5 viteve më vonë, Dea kërkon zyrtarisht nga shqiptarë ta ndihmojnë me informacione për të luftuar bosët e kokainës të cilët më pas pastrojnë edhe paratë e tyre në vendin tonë.

Më 6 Mars 2018, ky automjet i agjentëve të DEA-s zyrës së departamentit të shtetit në lutën kundër drogës në SHBA do të parkohej në terminalin e portit të Durrësit.

Prania e agjentëve ishte vetëm pak ditë pasi në këtë portin më të madh të vendit u kap sasia rekord prej 618 kg kokainë e fshehur në konteinerin me banane të firmës “Arbër Gardën” në pronësi të Arbër Cekaj sot në qeli.

Ky do të ishte momenti i parë publik për DEA edhe pse në Shqipëri operon prej dekadash si në shkëmbim informacioni ashtu edhe në operacione direkte me agjentë.

Shqipëria është mbuluar gjithmonë nga DEA zyra qendrore në Athinë, FactCheck ka mësuar se shpesh herë ka patur diskutime që të mbulohej edhe nga DEA zyra qendrore në Romë.

Por së fundmi realiteti është ndryshe.

DEA më 16 shator nëpërmjet ambasadës së SHBA do të prezantonte mbërritjen e agjentit që do të qëndronte në Shqipëri Brendan Leddy.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar”.

Pak muaj pas këtij njoftimi zyrtar Ambasada e SHBA-ve do të përcillte në publik një tjetër njoftim i cili këtë herë tregonte dhe faktonte jo vetëm praninë reale e zyrtare të DEA në Shqipëri por një hap që s’ka ndodhur nga asnjë agjenci tjetër partnere e zbatimit të ligjit.

Më 6 Mars 2023 nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve u postua ky njoftim:

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët".

FactCheck ka mësuar se tashmë DEA me selinë e saj zyrtare në Tiranë do të jetë jo vetëm pranë BKH e SPAK por edhe pranë Policisë së Shtetit. Operacioni i fundit antidrogë në sasi të konsiderueshme në vendin tonë ku DEA ishte e pranishme i përket atij të drejtuar nga prokurori Adnand Xholi.

Sasia prej 485.5 kg u kap në partneritet me DEA ndërsa kokaina mbërriti në pleh kimik e cila u magazinua në Frakul dhe në pranga ranë disa persona. Mes tyre dhe ish kreu i komunës së këtij fshati Viktor Çervenakut.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy