Putin: Kemi hyrë në dekadën më të paparashikueshme

Putin: Kemi hyrë në dekadën më të paparashikueshme

I ashtuquajturi Perëndim luajti një lojë të pistë, një lojë të përgjakshme, pa marrë parasysh interesat e vendeve të tjera”.

Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij sot në klubin Valdai. Putin u ndal te kultura e anulimit, e cila ka nisur të përhapet në Perëndim që nga ndërhyrja ushtarake në Ukrainë.

"Propozimet e Rusisë për të ndërtuar sigurinë kolektive janë mohuar, hedhur tutje. Ne nuk mund ta injorojmë atë, ata që mbjellin erë, korrin stuhi. Perëndimi është një hap larg shfarosjes së atyre që nuk e pëlqejnë atë. Edhe në Luftën e Ftohtë, kur dy sistemet ishin kundër, asnjëra palë nuk kishte idenë të anulonte kulturën, artin e kundërshtarit, sfera humanitare duhej trajtuar me respekt për të ruajtur bazat e marrëdhënieve të shëndetshme për të ardhmen. Nazistët dogjën librat dhe në Perëndim tani i kanë ndaluar Dostoevskin dhe Çajkovskin", tha ai.

"Askush nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë Rusinë ose ta fshijë atë nga hartat gjeopolitike," tha ai. Rusia mbron "të drejtën e saj për të ekzistuar", pavarësisht nga Perëndimi.

Sipas Putin, "në muajt e fundit Perëndimi ka ndërmarrë një sërë hapash për të nxitur përshkallëzimin në Ukrainë. Zgjerimi i NATO-s ishte i papranueshëm për Rusinë, Perëndimi e dinte, por e injoroi. Dekada më e paparashikueshme është përpara nesh”, tha Putin duke mbyllur fjalimin e tij në klubin Valdai në Moskë. Më pas, duke iu përgjigjur një pyetjeje, Putin tha se në ekuilibrin global po zhvillohen "lëvizje masive tektonike", pasi disa "qendra të fuqisë" po humbasin dominimin e tyre, ndërsa të tjera pohojnë veten në Azi dhe kontinente të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy