“Ju nuk dini të bëni politikë”, Kokalari: Basha më duhet se i ka ngelur vula

“Ju nuk dini të bëni politikë”, Kokalari: Basha më duhet se i ka ngelur vula

Evi Kokalari e ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV deklaroi se në momentin që ajo do të vijë në pushtete do të marrin fund gjobat ndaj bizneseve apo mediave.

Ndërsa lidhur me takimin e saj me Bashën edhe pas atyre që ajo ka shprehur për të, Kokalari tha se asaj i duhet vula për të hyrë në zgjedhjet e 2025 për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Kur unë të jem në pushtet gjobat ndaj bizneseve dhe mediave do jenë një nga gjërat që do bëj dhe do marrin fund. Të thash që unë gjobat që politikanët i vënë bizneseve dhe mediave do marrin fund. Ajo që s’ke shtuar është se Bashës i kishte ngelur vula dhe Grida, ndërsa Bardhin dhe Gridën e ka marë Berisha, i ka ngelur vetëm vula. Asgjë nuk kam thënë gabim. Unë e kam sulmuar Bashën para se ti ktheheshin të gjithë këta kur ju dha urdhër Berisha. Basha ka një gjë, i ka ngelur vula dhe mua më duhet vula.

Berisha për atë vulë vajti te Ilir Meta, por unë te ai nuk vete kurrë. Me Bashën nuk e kam problem të kem një relacion, në 2025 unë heq Ramën dhe jam shumë e qartë në parimet e mia. Me Bashën vetëm kam diskutuar.  Ato që kam thënë për Bashën qëndrojnë, por politika kështu është ku qëndron problemi nëse e takoj. Problemi juaj është se ju nuk dini të bëni politikë. Më duhet vula e Lulzim Bashës. Unë skam shkelur asnjë parim, unë do e luftoj korrupsionin dhe Basha e di këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy