
Pak ditë pasi u votua në Parlament nga mazhoranca, Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të takohet ditën e sotme me paraardhësit.
Kreu i zgjedhur i shtetit do i zhvillojë takimet me ish-Presidentin Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Këto takime vijnë teksa në 24 shkurt Presidenti në ikje Ilir Meta përfundon mandatin, ndërkohë që Begaj do të marrë drejtimin e Presidencës.
Edhe para disa ditësh Begaj pati takime me Moisiun, ku diskutuan lidhur me kohën në Presidencë, takim i zgjatur afro një orë e gjysmë.



