
Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Olsian Cela e Besim Hajdarmataj kanë fituar betejën me Arta Markun.
Gjykata administrative e ka cilësuar të paligjshme vendimin e kryeprokurores, Arta Marku për transferimin e prokurorit Besim Hadarmataj në Pogradec dhe Olsion Celës në Berat.
Lëvizja e transferimit erdhi pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi mes dy prokurorëve dhe Arta Markut.
Administrativja ka argumentuar ndër të tjera se urdhrat e Markut per trasferimin janë marrë në kundërshtim të plotë me ligjin.
Vendimi i Gjykatës Administrative i hap rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda, kjo edhe për shkak se ka perfunduar edhe afati 3 mujor i trasferimit.
Ndërkohë për rikthimin e dy prokurorëve duhet të ketë një vendim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.



