Mirdita e Dibra në protestë për rrugën/ Mëlyshi: Ndërprerja e punimeve, për shkak të mungesës së fondeve (VIDEO)

Mirdita e Dibra në protestë për rrugën/ Mëlyshi: Ndërprerja e punimeve, për shkak të mungesës së fondeve (VIDEO)

Banorët e Lurës, Matit dhe Mirditës zhvilluan një protestë për të kundërshtuar zvarritjen dhe ndërprerjen e punimeve në rrugën Perlat-Lurë, një aks jetik që lidh zonën me pjesën tjetër të vendit.

Ata bllokuan rrugën dhe kërkuan nga autoritetet të rifillojnë menjëherë punimet, duke akuzuar qeverinë dhe firmën ndërtuese për mungesë transparence dhe neglizhencë.

Albert Mëlyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se është totalisht në mbështetje të banorëve pasi përfundimi i rrugës është shtyrë disa herë.

Duke vijuar Mëlyshi tha se sipas bisedave informale me kryeministrin Rama, ministren Ballukut shkak për këtë situatë është bërë mungesa e fondeve.

Që kur ka nisur kjo rrugë ka pasur problemet e saj. I mbështes banorët në iniciativën e tyre për të protestuar, është një e drejtë legjitime. U bënë disa vite që është premtuar që përfundon nga 2022 dhe është shtyrë sa mendohej se do të përfundonte më 1 mars të këtij viti.

Duket që janë në gjysmën e punimeve. Edhe me kontaktet dhe me bisedat informale, qoftë nga kryeministri, drejtori i FSHZH, ministrja e Infrastrukturës, çështja është sipas shpjegimit të tyre është mungesa e fondeve, më saktë rritja e çmimeve të hekurit, si pasojë e luftës sipas tyre në Ukrainë dhe pandemisë së 2019.

Qeveria të kishte marrë masa të kishte shtuar fondit, dhe t’i jepte zgjidhje problematikës.

Rruga është në gjendje më skandaloze. As bashkia nuk e mirëmban tani sepse presupozohet të jetë fazë punime dhe as firma nuk punon.

Një aks rrugor që lidh Bashkinë Mirditë me Dibër nëpërmjet njësive administrative që nga Kthella, Mirdita dhe Lura. Aks që do I jepte hov të madh zhvillimit turistik të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy