Himara me kryetare të komanduar. Tensione në këshill, banorët kundër Klosit e Tavos

Himara me kryetare të komanduar. Tensione në këshill, banorët kundër Klosit e Tavos

Mes tensioneve dhe përplasjeve, nënkryetarja Blerina Bala u caktua të ushtrojë detyrat e kryebashkiakes së Himarës deri në zgjidhjen e problematikës që lidhet me  kryetarin e zgjedhur Fredi Beleri, i cili prej 10 muajsh qëndron në burg.

Fillimisht mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvendosur në stadiumin e qytetit nuk arriti të zhvillohej për shkak se mbështetetës të kryetarit në detyrë kërkuan largimin nga salla të prefektit vangkel Tavo.

Kjo çoi në shtyrjen e mbledhjes dhe zhvendiosjen më pas në ambjentet e Bashkisë së Qytetit ku dhe u mbajt procesi i votimit.

Nga totali prej 15 votash pro Balës, 9 janë nga anëtarët e shumicës në këshill ndërsa 6 vota të tjera, rrodhën nga këshilltarët e opozitës.  

Pas zgjedhjes, kryetarja e komanduar nuk ka preferuar te prononcohet gjatë për mediat, por shpërndarë në mënyrë elektronike mesazhin e saj.

Së pari më lejoni të bëj një falenderim te vecante per besimin qe me eshte dhene sot. Ne muajt ne vijim fokusi i bashkise Himare do te jete e perqendruar ne pune me qellim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndergjegjshme qe asnje pune nuk behet vetem, ndaj mendoj se pas 10 muajsh te veshtire, Himara meriton qe midis aktoresh vertikal dhe horizontal, te kete bashkepunim sa me te ngushte e mbeshtetje sa me te madhe. Ju faleminderit!

Zgjedhja e Balës u përshëndet nga këshilltarët socialistë ndërsa Skerdian Dhuli, zëdhënës i kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri foli për një process farsë dhe të paligjshëm.

Reagim pati edhe kryeministri Edi Rama. Me një postim në rrjete sociale. Ai e ka konsideruar emërimin e Balës, si një hap pozitiv, ndërsa situatën në këshill, një sherr primitiv.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.


Procesi u parapri nga tensione  në sallën ku ishte poarashikuar të mbahej fillimisht mbledhja e këshillit bashkiak, pasi mbështetësve të kryetarit të zgjedhur Fredi Belerit kërkuan largimin prefektit Vangjel tavo nga salla.

Ndërsa për prefektin e Vlorës, ato persona që shfaqën kundërshti dhe nuk lejuan zhvillimin normal te mbledhjes janë një pakicë. I pyetur nëse do të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste nëse do të mbahen zgjedhje të parakohshme për bashkinë e Himarës, Tavo tha se kandidimi nuk është prioriteti i tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy