Gazetari Albi Xhunga, duke folur për MCN TV përmes një lidhjeje skype nga Brukseli deklaroi se situata energjitike është e rëndë dhe Evropa nuk ka alternativë tjetër përveç gazit rus, të paktën në një periudhë afatshkurtër.
Xhunga tha se ndonëse nuk pritej, Putini po e përdor gazin si mjet shantazhi kundër BE-së, dhe sipas tij çështja është sa do ta detyrojnë qytetarët e vendeve të BE-së këtë situatë, që mund ta çojë unionin drejt recesionit.
Udhëzimet nuk kufizohen vetëm te gazi, situate energjitike është rënduar. Flasim për një krizë që ka nisur muaj para luftës në Ukrainë dhe është përkeqësuar pas luftës. Kjo ka shkaktuar një kompeticion mes shteteve të BE për të siguruar sa më shumë energji elektrike. Pothuajse të gjitha qeveritë kanë këshilluar qytetarët të kursejnë energjinë në maksimum. Europa po jeton një situatë të rëndë energjitike. Ky mund të jetë një shantazh i Putinit, që nëse vazhdoni të mbështesni Ukrainën me armë dhe para, unë ju heq gazin. Ekzistonte një mendim i përgjithshëm që Presidenti Putin s’do të luante me gazin. Evropa e ka jetik gazin rus, por edhe Rusia i ka jetike paratë që merr nga shitja e gazit.
Dukej sikur ishte një si tip arme bërthamore, me të cilën s’luhej. Por me sa duket Presidenti rus po vë bast që qytetarët rus do ta durojnë më gjatë krizën nga valuta, se sa do ta durojnë qytetarët evropian një turbullim, ndoshta një recesion të BE-së. Një gjë është e sigurt Evropa s’ka zgjidhje alternative, të paktën në periudhën afatshkurtër, përveç gazit rus. Europa do të gjendet në vështirësi të mëdha nëse rubineti do rrijë i ndërprerë dhe s’do ketë furnizim me gazin rus. Jemi në luftë gjeopolitike. Çështja është kush do e durojë më shumë dëmin që vjen nga kjo mungesë bashkëpunimi mes Rusisë dhe BE-së”.
I pyetur mbi deklaratat e Ramës që kërkoi ndihmë nga BE-ja, Xhunga tha:
Ne duhet të shohim çfarë po ndodh njëherë brenda unionit, pastaj të shpresojmë se do ndihmohen vendet e treta si Shqipëria. Në BE vazhdon e njëjta mosdakordësi si në kohën e Covid-it. Ka edhe përplasje brenda unionit evropian. S’ka pasur vendime të unionit. Nuk e di mbi ç’baza kryeministri beson që unioni ka detyrim të ndihmojë Shqipërinë!”.
Ai e konsideroi si skandal deklaratën e Ramës që Shqipëria s’është e varur nga gazi rus, pasi kjo e shpall vendin tonë si të prapambetur.
Ky duhet trajtuar si skandal. Kryeministri shpalli publikisht që Shqipëria është e prapambetur. Këtë ta shesësh si të veçantë, vetëm kryeministri ynë mund ta bëjë”.



