Greqia ka konfirmuar 21 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 352 persona.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, i cili deklaroi një rritje të ndjeshme, që mund të marrë dimensione të pakontrollueshme nëse masat dështojnë dhe nëse nuk demonstrohet përgjegjshmëria e kërkuar nga qytetarët.
Ai tha se qeveria ka shtrirë masën e pezullimit në pjesë të tjera të sektorit parësor që nga e mërkura.
“Farmacitë, supermarkete, gjithçka që lidhet me zinxhirin e furnizimit, stacionet e shërbimit, si dhe institucionet financiare dhe shërbime të tjera janë të përjashtuara”, tha ai.
Tsiodras deklaroi se tregtia elektronike vazhdon të funksionojë normalisht.



