Kërkesa e Presidencës për shtimin e 20 milionë lekëve në buxhet është aprovuar pjesërisht. Këtë të martë Komisioni i Ligjeve i ka rekomanduar Komisonit të Ekonomisë një shtesë fondi prej 10 milionë lekësh. Presidenca paralajmëroi se do t`i drejtohej gjykatës kushtetuese nëse kërkesa nuk përmbushej.



