Zbulimi i studiuesve spanjollë, bateri jetëgjata nga guacka e karkalecave

Zbulimi i studiuesve spanjollë, bateri jetëgjata nga guacka e karkalecave

Një element i marrë nga guacka e karkalecave të detit për të bërë elektrodat e baterive. Një projekt i studiuesve spanjollë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT) sugjeron përdorimin e kitinës nga guackat e karkalecave për të prodhuar elektroda për bateritë. Rezultatet e eksperimentit janë botuar së fundmi në ACS Sustainable Chemistry & Engineering.

Kitina gjendet te guackat e karkalecave bashkë me karbonin dhe azotin. Bateritë me vanadium, për dallim nga bateritë e litiumit të përdorura në industrinë e automobilave, nuk ofrojnë densitet të lartë të energjisë, por sigurojnë një vëllim të madh të ruajtjes së energjisë me kosto të ulët, gjë që i bën ato ideale për ruajtjen e energjisë nga burimet e rinovueshme, si diellore dhe ajo e erës.

Martín-Martínez, një ekspert në zhvillimin e materialeve të ngjashme, thekson se elektrodat e karbonit zakonisht përdoren për të lehtësuar rrjedhën e elektroneve nga njëra anë e baterisë në tjetrën: "Ne kemi prodhuar këto elektroda nga kitina, një material nga guacka e karkalecave. Kitina është një polisaharid, i ngjashëm me celulozën, që gjendet në ekzoskeletin e krustaceve dhe insekteve".

E veçanta e kitinës, thotë ai, "është se, përveç karbonit, ai përmban edhe azot, i cili është i përfshirë në strukturën e elektrodës gjatë procesit të prodhimit, duke përmirësuar performancën e tij".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy