Dosja Partizani/ Flojera Davidhi caktohet gjyqtare e seancës paraprake ndaj Sali Berishës (VIDEO)

Dosja Partizani/ Flojera Davidhi caktohet gjyqtare e seancës paraprake ndaj Sali Berishës (VIDEO)

Flojera Davidhi do të jetë gjyqtarja e procesit ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha:

SPAK ka depozituar në gjykatë pasditen e djeshme një dosje me 333 fashikuj. Nëpërmjet shortit elektronik, gjykata ka përzgjedhur Flojera Davidhin, si gjyqtare të seancën paraprake. Kjo gjyqtare do të vlerësojë nëse hetimet e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai janë të drejta, të plota, mund të pushohet akuza, mund të kalojë çështja për gjykim apo nëse ka nevojë për hetime shtesë. Së bashku me Berishën, është Malltezi, Bektashi, Begeja, Pustina, janë dhe subjektet juridike. SPAK thotë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me kompanitë kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv si dhe të pastrimit të parave.

Nga viti 2014 Davidhi ka veshur mantelin e Magjistrates duke përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Ka qenë gjyqtare në Korçë, ndërsa prej 3 vitesh është gjyqtare e Gjykatës së Posaçme. Një prej proceseve që ajo ka pasur për gjykim ka qenë vendimmarrja e saj për t’i thënë SPAK se duhet të hetojnë dhe pjesën pasurore të ish-presidentit Ilir Meta. Nuk është e njohur si gjyqtaret e tjera, por me vendimet e saj është një gjyqtare që tregon se ka vendime të konsideruara të forta.

Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen hetimore për privatizimin e klubit Partizani. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai i ngritën akuzën korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.

Nëse shpallet fajtor, Berisha rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy