Jo më larg se sot, po mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku u çel zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”.
Kreu i konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e emisionit “MCN Economy” se tani kemi hyrën në fazën e vërtetë të procesit të integrimit në BE duke shtuar se nuk është problem hapja por se sa do të jemi në gjendje t’i realizojmë. Sipas Buxhukut vendi ynë është shumë dobët në treg evropian që funksionon në bazë të konkurrencës dhe garës.
Tani kemi hyrën në fazën e vërtetë të procesit të integrimit në BE. Kemi hyrë në fazën më kritike. Nuk është problem hapja e negociatave për këtë kapitull, problem është sa do të jemi në gjendje t’i realizojmë. Nuk janë më slogane.
Nga një anë është përshtatja ligjore. Nga ana tjetër është si do të jesh në gjendje si individ si biznes, si konsumator që të përshtatesh. Këtu është sfida fitore apo humbje. BE është fushë me lule që do të japin ata një tepsi e do fusësh garuzhden. Tregu është konkurrencë, garë. Ai thotë unë 4 kushte të vish te unë, a i plotëson?
Jemi shumë dobët.
Është proces që ka dekada që ka filluar dhe me marrëveshjen e parë të MAS, i tillë është procesi. Nuk mbarojnë për një vit. Jo Shqipëria por asnjë nga shtetet jo themeluese nuk i ka plotësuar ndonjëherë kriteret. Anëtarësimi është bërë se ka dashur ai. Unë kam vënë re që vendimmarrja politike nuk e do në thelb anëtarësimin në BE. Bëjmë sikur e duam por nuk e duam.



