Presidenca, 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin. Rama: Zgjidhja është e thjeshtë

Presidenca, 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin. Rama: Zgjidhja është e thjeshtë

Presidenti Meta i ka dërguar një listë me 14 pyetje Ministrisë së Mbrotjes, të cilës i kërkon informacion për Sandër Lleshin, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Brendshëm.

Lista me 14 pyetje i drejtohet ministres Olta Xhaçka dhe ka të bëjë me kohën kur gjeneral Lleshi ishte zyrtar në Ministrisë e Mbrojtjes.

Lleshi ushtron detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm, përsa kohë presidenti Meta po shqyrton dekretimin e tij si ministër.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, presidenti Meta shprehet se emërimi i Lleshit, një ushtarak, në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problem kushtetues.

“Duke qenë se, kandidatura e z. Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, thuhet në letrën e Presidentit.

Për të ilustruar këtë gjë, Meta sjell si shembull edhe faktin se në njoftimin e kryeministrit Sandër Lleshaj trajtohet me gradën ‘Gjeneral’.
“Për më tepër që në njoftimin fillestar të Kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por dhe në dalje të tij publike, z. Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Mosdekretimi i Lleshit në këtë post shkaktoi përplasje mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta ditët e fundit.

Rama iu përgjigj menjëherë shkresës së Metës me një tjetër shkresë, të publikuar fillimisht në Tuiter. Në argumentimin e tij, Rama shprehet se pavarësisht opinioneve të ndryshme të dy isntitucioneve, zgjidhja do të ishte çdekretimi i Lleshajt si gjeneral aktiv dhe dekretimi i tij si ministër i Brendshëm.

 “Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shteron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy