Foni: Transporti falas nuk realizohet pa u subvencionuar, 8-10% e qytetarëve e përfitojnë në Tiranë

Foni: Transporti falas nuk realizohet pa u subvencionuar, 8-10% e qytetarëve e përfitojnë në Tiranë

Kostandin Foni, përfaqësues i shoqatës së transportit urban në MCN Live ka komentuar lidhur me premtimin e transportit falas për të cilin u shpreh se mund të realizohet dhe se me rëndësi është ofrimi i shërbimit sa më i mirë për qytetarët nga ky sektor.

Ai tha se pavarësisht se është i realizueshëm, nuk mund të bëhet nëse ky sektor nuk subvencionohet sepse në të kundërt gjithçka bie mbi kurrizin e operatorëve. Sipas tij aktualisht, janë vetëm 8-10% e qytetarëve që përfitojnë nga transporti publik falas.

Të shikohet pak transporti publik më gjerë se sa Tirana. Ato që kanë premtuar pak rëndësi ka për operatorët se kush është kandidati dhe kryetari për ne është e rëndësishme mbështetja financiare. Në rast se duan ta ofrojnë falas, nuk ka gjë që nuk realizohet, por ka dhe një faturë pas kësaj dhe nëse nuk e paguan qytetari përmes biletës do e paguajë përmes taksës pra duhet të sqarohet. Por nuk ka mundësi të bëhet falas pa u subvencionuar ky sektor. Ky shërbim ka një faturë në fund të ditës dhe muajit, janë kostot e karburantit, pagat etj. Ndoshta Belind Këlliçi është konsultuar me disa ekspertë, por konkretisht me operatorët e transportit publik jo, por ky është një model që e ka Luksemburgu dhe nëse duan ta bëjnë në këto nivele këtu transportin ne jemi të hapur. Kategoritë që e përfitojnë aktualisht falas këtë transport janë invalidët e punës, personat me aftësi të kufizuar dhe me çmim të reduktuar abonoja e studentit, këto kategori janë 8-10% të totalit të qytetarëve që qarkullojnë sot në Tiranë. Për çdo kategori që shtohet për përfitimin falas të udhëtimit duhet të ketë subvencionim për operatorët.

Ndërsa lidhur me korsitë e dedikuara Foni tha se autobusët do të mund të ecin më shpejtë nga 9 do bëhet18 km në orë. Ai tha se kjo do të përkthehet në një impakt për qytetarët të cilët do mund të arrijnë në destinacion më herët.

Ky është një projekt që është Giz në bashkëpunim me bashkinë të cilët kanë bërë projektin për tre linjat e dedikuara me më shumë detaje. Linjat të cilat do të funksionojë ky projekt se si dhe kur mbetet për tu parë nis këtë verë, janë Kombinat-Kinostudio, Tirana e Re, Unaza. Këto tre linja do ofrojnë një shërbim dyfishin më të shpejtë. Qytetarët do të arrijnë në destinacion më shpejtë, në kryqëzime të caktuara do ketë përparësi korsia e dedikuar, patjetër që do të ketë impakt tek qytetarët dhe ata që shkojnë me vetuarat e tyre do përdorin transportin publik.

Në vijim duke ju referuar premtimeve të Veliajt dhe Këlliçit, Foni tha se për ta pak rendësi ka kush fiton garën, por se duhet të kthehet pak vëmendja tek qytetarët për këtë sektor.

Premtimi i Këlliçit ka një faturë nga pas dhe prapë qytetarët do e paguajnë. Giz ka bërë një studim për çdo operatorë se sa janë shpenzimet për çdo linjë dhe nëse kjo do të arrihet kostot për çdo operator do të paguhen lekët për çdo km. Për të ardhurat e bashkisë që do mbledhë mbetet për ta shpalosur si premtim tek qytetarët se nga do vijnë këto të ardhura. Premtimi i Veliajt për korsitë e dedikuara është një premtim që duhet të ishte bërë dhe infrastruktura, por meqë është projekti dhe ka premtuar se do fillojë, urojmë të mos jetë premtim i fushatës. Infrastruktura është emergjente edhe nëse transporti bëhet falas sërish ajo është e domosdoshme sepse pa infrastrukturë nuk e ofrojmë dot shërbimin e shpejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy