
“Nuk mund të mungonim”, citohej ndër të tjera në posterin anoncues për rifillimin e emisionit SKANER në MCN TV, duke nisur nga kjo e diel që risjell në vëmendje derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani.
Ora 23:00, direkt pas formatit “Natë me Aulonën” do të sjellë sërish për tifozët edhe formatin analitik sportive “Skaner” nën moderimin e gazetarit Gerti Çarçani, në MCN prej më shumë se 3 sezonesh TV dhe sportive.
Natyrisht shoqëruar edhe me skuadrën e tij profesioniste për të rikthyer përplasjen dhe debatin analitik rreth tematikave të ndryshme që përfshijnë futbollin shqiptar, por edhe sportin në Shqipëri.
Skaner është produksion i MCN TV dhe prej tre sezonesh gjen hapësirë çdo të diel mbrëma. Tashmë, si çdo sezon edhe këtë herë nuk mund të mos ishte afër shikuesve fanatikë dhe jo vetëm. Nga kjo e diel, çdo javë në orën 23.00.



