
Opozita në Shqipëri nuk ka mundësi të përmbysë regjimin dhe këtë duhet ta pranojë. Në studion e Të Paekspozuarit, gazetari Andi Bushati tha se mungesa e shpresës e ka origjinën te mënyra si është ndërtuar opozita.
Sjellje e dëshpëruar se nuk ka zgjidhje. Nëse e dëgjon zotin Noka, i jep 100%të drejtë, por kur kërkon të gjesh dritën në fund të tunelit nuk e gjen. Pjesa më e madhe e fajit që nuk ka dritë është e mënyrës si është ndërtuar opozita, sa frymëzon ajo. Në një regjim sado opozitë të mirë të bësh është e vështirë të shohësh rezultat. E vetmja ku ndahem me mënyrën si e paraqet veten kjo opozitë është se këta japin shpresë sikur kanë mundësi ta përmbysin regjimin. Optimizmi duhet reduktuar. Opozita duhet të pranojë se ka marrë rolin e një OJQ-je. Kjo është një shoqëri e kapur për fyti.



