Oketa: Ka zero shanse që Meta të bëhet kryetar i PD, logoja do ketë rezultat tejet minimal (VIDEO)

Oketa: Ka zero shanse që Meta të bëhet kryetar i PD, logoja do ketë rezultat tejet minimal (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Oketa deklaroi përmes një lidhje “skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se grupi politik i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do ketë një rezultat tejet minimal në zgjedhjet e 14 majit, por kjo datë do i japë përgjigje shumë pyetjeve.

Sipas Oketës ka zero shanse që Meta të bëhet kryetar i PD duke shtuar se kjo është një propagandë që i leveris vetëm Ramës.

Ndodhemi në një fazë të re, zgjedhjet e 14 maji, çështja e përplasjeve brenda PD duhet lënë mënjanë dhe vëmendja e qytetarëve, profesionistëve duhet të përqendrohet tek zgjedhjet, kandidaturat e çdo grupimi. Pjesa tjetër gjykoj se një pjesë e pyetjeve do marrin përgjigje pas 15 majit pasi të shihen rezultatet dhe duhet parë zhvillimet brenda PD dhe asaj që pretendon se është PD zyrtare. Grupimi i Alibeajt me shumë vështirësi ka nxjerrë 14 kandidatë por nuk është çudi të zvogëlohet.

PD siç do grupim tjetër nuk është thjesht firmë dhe vula është ajo që vendosin anëtarësia e saj me shumicë. Më pas është koha ajo që i qartëson gjërat e tregon nëse vendimet kanë qenë të drejta, apo nëse kanë bërë mirë që kanë mbështetur. Shumica absolute ka kryer disa procese, duke përfunduar me zgjedhjen e kryetarit të ri që për shumicën është Berisha. Secili nga anëtarët mund të mos ketë dakordësi, dhe unë nuk e kam mbështetur, por është realitet që duhet ta pranojmë sa kohë që shumica e anëtarësisë e kanë mbështetur. Individë që kanë qëndrime të ndryshme, ka dy alternative ose ta zhvillojnë betejën brenda PD ose të bëjnë grupim të ri. Por mbajtja peng e logos nuk është lëvizje politike që do i sjellë përfitim individëve që e kanë tërhequr zvarrë logon në këtë vit.

Gjykoj se në radhë të parë shoqërinë shqiptare duhet ta shqetësojnë probleme të tjera dhe jo fati persona i Bashës dhe Berishës. Aktualisht kjo telenovelë e tej zgjatur, e thashë në fillim konsiderohet e mbyllur. Shoqërinë duhet ta shqetësojë mënyra si Rama në vitin e 10 qeveris vendin, duhet ta shqetësojë fakti që çdo ditë që kalon bëhen publike afera korruptive, fakti që qytetarët do paguajnë faturën ndaj Beketit. Në radhë është një çështje tjetër ajo e  ‘Prestige Resort” nën përvojën dhe praktikën e Beketit do hapë proces gjyqësor dhe do na detyrojë të paguajmë faturë të majme. Rama është përgjegjësi kryesor i këtyre dëmeve, ashtu si për situatën alarmante të krimit, mega aferën e inceneratorëve, çështjen Mcgonigal është hera e parë që kryeministri i përmendet emri 14 në një çështje penale në një çështje në SHBA. Këto përplasje janë minore përballë mënyrës si Rama qeveris vendin.

Nëse e shohim ftohtë dhe pa tifozeri diskursin e Ramës në një farë mënyre tregon se s’ka çfarë i thotë shqiptarëve për arritjen e tij dhe vijon me retorikën e vjetër që fatkeqësia është Berisha e Meta. Kur iu desh Meta për qeverisje mori rrugën për në Lalz. Kur e zgjodhi President tha shqiptarëve që është më i miri. Do ishte krejt normale që në vend të fliste për arritjet dhe çfarë gjërash ka bërë mirë, Rama vazhdon me këtë strategji që i mbetet qytetarëve për ta peshuar. Nëse kjo strategji i sjell benefit shqiptarëve, do vlerësojnë. Fakti që Rama nga njëra anë si kryetar njeh Alibeajn apo Bashën, pak a shumë e njëjta gjë dhe në fushatë merret me Berishën dhe Metën ka perceptim që mbështetja e opozitës është më e madhe për atë grupim që përfaqësohet nga ai.

Nuk e shoh një skenar të mundshëm. Meta ka grupimin e tij, është kryetari i PL dhe nuk shoh mundësi që Meta të marrë Partinë Demokratike, është propagandë që i shkon përshtat propagandës së Ramës, për lojëra të ulëta politike. Rama njihet nuk është hera e parë që bën diversione. Me perceptimin tim gjykoj ka zero shanse të jetë kryetar i PD. Mund të jetë kryetar i PL që nëse do ketë rezultat pozitiv në këto zgjedhje mund të ketë peshë specifike më të madhe në opozitë, por PD ka një kryetar që është Berisha. Në këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e ardhshme PD do shkojë me Berishën. Logoja dhe do ketë rezultat tejet minimal. Do të ketë rezultat të dobët që do pasqyrohet me fonde më të pakta dhe me mungesë përfaqësimi në komisionet zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy