Papa Françesku ka mbërritur këtë të diel në Budapest, duke nisur kështu fazën e parë të udhëtimeve.
Papa u prit në aeroport nga zëvendëskryeministri hungarez, Zsolt Semjen.
Ndërkohë më parë në Muzeun e Arteve të Bukura në Budapest u takua dhe me kryeministrin e vendit Viktor Orban dhe Presidentin Janos Ader.
Sipas mediave të huaja takimi zgjati rreth 15 minuta, ndërsa më pas Papa do të takohet me peshkopët e Hugarisë dhe Këshillin Ekumenik të Kishave me bashkësitë hebraike.
Më pas Papa do ta mbyllë udhëtimin e tij në Hungari në Sheshin e Heronjve, ku do të kremtojë meshën përmbyllëse të Kongresit të 52-të Ndërkombëtar Eukaristik dhe do të lexojë Engjëllin.



