Ngërçi i taksës, SHBA nuk arrin të bindë Haradinajn

Ngërçi i taksës, SHBA nuk arrin të bindë Haradinajn

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë presionin ndaj qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Ditën e djeshme në Kosovë ka mbërritur një delegacion amerikan, i cili do të qëndrojë edhe gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Delegacioni i udhëhequr nga John Erath, kryeshef për Çështjet Evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj gjatë të mërkurës.

Por as pas këtij takimi Haradinaj nuk ka dhënë kurrfarë sinjali për pezullim të taksës. Haradinaj nuk e ka përmendur fare tarifën mbi mallrat serbe, kur tha se Kosova mbetet e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e vendit duhet ta dëgjojnë këshillën e SHBA-së, ta pezullojnë sa më shpejt masën ndaj produkteve serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy