
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi hetimin e SPAK për tenderin e Tunelit të Llogarasë si një lëvizje për të zhvendosur vëmendjen publike dhe për të trazuar zhvillimet politike në vend.
SPAK ka ndjekur hap pas hapi procedurat e dy tenderëve për Tunelin e Llogarasë, që nga faza përgatitore e deri te lidhja e kontratës me kompaninë turke që u shpall fituese.
Megjithatë, gazetari Sokol Bregu e sheh këtë veprim më shumë si një “tërheqje vëmendjeje” sesa si një hetim që mund të çojë në prova konkrete për korrupsion.
SPAK mendon se mund të ketë pasur favorizime në këtë proces, por siç e pashë unë dosjen, nuk ka asgjë të tillë. Bëhet fjalë për një chat të thjeshtë mes ministres dhe vartëses së saj, asgjë më shumë
Çështja po përdoret si një “ushqim për mediat”, duke theksuar se komunikimi mes zyrtarëve nuk përbën domosdoshmërisht shkelje ligjore.
Është më shumë një mënyrë për të trazuar politikën, për t’i hedhur një gur opozitës që po kërkon me çdo mënyrë të krijojë perceptimin e një konflikti mes Ramës dhe numrit dy të qeverisë.
Nuk shoh shenja të ndonjë përplasjeje të vërtetë brenda mazhorancës, por e konsideron ndërhyrjen e SPAK në këtë moment si një lëvizje për të tërhequr vëmendjen publike.
“Është një tërheqje vëmendjeje nga Prokuroria e Posaçme, një mënyrë për të trazuar botën politike në Shqipëri, asgjë më shumë.



