BE dhuron 20 mijë teste kundër COVID-19/ Soreca: Pranë Shqipërisë për përballimin e pandemisë

BE dhuron 20 mijë teste kundër COVID-19/ Soreca: Pranë Shqipërisë për përballimin e pandemisë

Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste, ndihmë kjo që do ti shërbejë qeverisë në luftën e saj kundër infeksionit COVID-19.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se kitet e ofruara nga BE janë në rrugë e sipër dhe do të mundësojnë kryerjen e 20 mijë testeve për COVID-19.

Këto kite, theksoi Soreca, i vihen në dispozicion Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, diplomati ka theksuar që Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy