Tre të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë, në Gjakovë.
Bëhet me dije se kanë humbur jetën dy fëmijë 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.
Mediat në Kosovë raportojnë se objekti që u shemb në Kosovë nuk ka qenë i banuar.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.



