
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për javën që nisim përpara vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë relativisht të lagështa.
Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera-herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës, sot temperaturat më të larta do të shkojnë deri në 29°C kurse ditën e enjte pritet që vendet e ulta të arrijnë deri në 30 °C.



