Roli i mediave sociale në jetën publike dhe politike tashmë është i pazëvendësueshëm.
Shembulli më i mirë i kësaj prezence është fushata elektorale e 30 qershorit, e cila u përqendrua më së shumti në Facebook.
Mirëpo zhvillimi i fushatës online nuk rezultoi praktikë e suksesshme, pasi ndjekja e lartë në rrjetet sociale nuk u përkthye në vota për qeverinë.



