Michelle Obama ka të ngjarë të jetë mbështetësja e radhës për ish-nënkryetarin Joe Biden në garën për në Shtëpinë e Bardhë.
Ish-zonja e parë, 56 vjeç, është në bisedime me ekipin e Biden për të dhënë kontributin e saj në fushatën zgjedhore në mbledhjen e fondeve virtuale dhe po planifikon publikimin e një videoje të ngjashme me atë të burrit të saj Barack për të mbështetur kandidaturën e tij për USA 2020.
Ndërsa presioni në Partinë Demokratike po rritet për Biden që të përpiqet të bindë Michelle, e cila ka një popullaritet të jashtëzakonshëm, që të bëhet pjesë e fushatës, si një garanci për mposhtjen e Donald Trump në nëntor.
Mediat amerikane si “New York Post”, ndërkohë, e ka quajtur këtë si një rrugë përmes së cilës Obama "mund të fitonte tetë vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë". "Biden tashmë ka thënë se do të zgjedhë një grua si deputete, por asnjëra nga kandidatet, përfshirë Kamala Harris, Elizabeth Warren dhe Amy Klobuchar, nuk kanë ngjallur shumë interes për bazën demokratike", shkruan “NYP”, duke theksuar se me ish-zonjën e parë do të garantohej bileta e fitores.



