Në fund të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri, duke sjellë rotacion në 4 nga 17 ministritë e kabinetit të tij.

Mësohet se pas këtij njoftimi kryeministri Rama është nisur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Bajram Begaj dekretet për ndryshimet e reja.
Bledi Çuçi do të mbajë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit
Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar të PS
Taulant Balla do të jetë ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, vend i mbetur vakant nga zhvendosja e Spiropalit në drejtimin e Parlamentit
Vendin e Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme e zë Ervin Hoxha
Pirro Vengu do të jetë minisër i Mbrojtjes
Ndërsa detyra e ministrit të Financave i besohet Petrit Malajt



