Vdekja e George Floyd/ Mjeku: Ai vdiq nga asfiksia, jo mbidoza

Vdekja e George Floyd/ Mjeku: Ai vdiq nga asfiksia, jo mbidoza

George Floyd vdiq nga asfiksia gjatë arrestimit të tij, ka thënë një mjek në gjyqin e ish-oficerit të policisë Derek Chauvin në Minneapolis.

Duke kundërshtuar mbrojtjen, Dr. Martin Tobin tha se fentanili nuk e shkaktoi vdekjen e Floyd. Ai tha se edhe një “person i shëndetshëm, nëse do ishte në të njëjtën gjendje do të kishte vdekur”.

Rreth tre minuta para se Chauvin të hiqte gjurin nga qafa e Floyd, Tobin shpjegoi, "nuk kishte mbetur asnjë gram oksigjen në trupin e tij". "Gjuri mbeti në qafë për tre minuta dhe 27 sekonda pasi ai i mori frymën e tij të fundit," tha pulmonologu, duke shpjeguar se edhe pozicioni i prangave dhe fakti që burri kishte fytyrën e tij të shtypur në asfalt luanin një pjesë në vdekjen e tij.

Chauvin, 45 vjeç, u filmua i gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij majin e vitit të kaluar, shkruan BBC. Ish-oficeri është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundër tij.

Pamjet e Chauvin, një njeri i bardhë, me gju në qafën e afrikano-amerikanit Floyd shkaktoi protesta globale kundër racizmit.

Gjyqi është në javën e tij të dytë dhe pritet të zgjasë të paktën një muaj. Mbrojtja do të fillojë të argumentojë çështjen në gjykatë javën e ardhshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy