
Gazetari Sebastian Zonja tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se Dritan Agolli, kreu i FSHZH i cili u paraqit ditën në SPAK ka dhënë 500 mijë euro kuzhinierit që punonte te restoranti i djalit të tij për të bërë një libër me receta.
Zonja tha se Shqipëria ka të njëjtat standarde jetese me Bjellorusinë.
Sot në SPAK kishim Dritan Agollin, ka dy padi. Ka dhënë 500 mijë euro për të bërë një libër me receta, ia ka dhënë kuzhinierit që punonte në restorantin e çunit. Është dosja në hetim. Është dhënë me letra. Ka pasur padi nga opozita për rilindjen urbane të Vlorës.
Sot në SPAK shkoi Haxhinasto për lobimin në SPAK dhe Cez-DIA. Kryebashkiaku i Devollit, Duro ka shkuar sërish në SPAK.
Kemi burime natyrore, kemi klimë, jemi ngjitur me Greqinë dhe Italinë që janë vende të zhvilluara, por po ta marrësh Shqipërinë ta çosh ngjitur me Bjellorusinë ti ke të njëjtat standarde jetese.



