Vetingu/ Nis punën komisioni për verifikimin e kandidatëve

Vetingu/ Nis punën komisioni për verifikimin e kandidatëve

Ka nisur puna e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve të cilit do të merren me krijimin e institucioneve të rivlerësimit.

Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët u dakortësuan lidhur me kalendarin e punimeve që do të kryhen.

Kryetar i komisionit ad hoc, deputeti socialist Ulsi Manja, tha se nga komisioni do të dalë një listë me 193 anëtarë.

“Komisioni do të prodhojë një listë përfundimtare me 193 anëtarë që do t’i vihet në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë për të bërë një vlerësim”, u shpreh Manja.

Ndërkohë anëtarët Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Vasilika Hysi dhe Luan Rama kanë shprehur qëndrimin e tyre pro kalendarit të punës.

“Jam dakord me konsideratat dhe sugjerimet e kolegëve. Me nisjen e komisionit, reforma hyn në rrugën e jetësimit. Duke vlerësuar të gjithë punën e dhënë, besojmë se produkti do jetë i mirë për t’i shërbyer besimit që kanë shqiptarët se drejtësia do të bëhet. Angazhimi ynë do të jetë maksimal”, tha Luan Rama.

“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Të çojmë në dy komisionet e tjera një listë të konsoliduar. Ata që skualifikohen të njoftohen në kohë, që të kenë mundësinë e apelimit”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy