"Krenar për ju"/ Rama nis turin me diasporën, sot takimi me shqiptarët në Athinë

"Krenar për ju"/ Rama nis turin me diasporën, sot takimi me shqiptarët në Athinë

Kryeministri Edi Rama nis këtë të diel turin e takimeve me Diasporën në Athinë. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në kryeqytetin grek.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe do të ketë në fokus forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët kudo në botë.

Takimi i parë i turit ‘Krenar për Shqipërinë’ mbahet në stadiumin 'Galatsi', në sallën “Christmas Theater”.

Kreu i qeverisë pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie. Rama do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij ministra e deputetë.

Përpos fjalimeve, në stadiumin 'Galatsi' do ketë edhe spektakël, pasi për shqiptarët që do të bëhen pjesë e këtij takimi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy.

Nga ana e tij Rama ka ndarë në Facebook një video ndërsa shprehet se edhe pak e ndajnë nga takimi me shqiptarët në Athinë.

Qeveria greke pavarësisht rezervave për mbajtjen e këtij takimi përpara zgjedhjeve europiane të 9 qershorit, ka marrë masa për mbarëvajtjen e tij.

Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy