I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

Është arrestuar në Durrës një 49-vjeçar me rrezikshmëri të lartë i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë, në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal.

Në prangat e policisë ka rënë A. M., 49 vjeç.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 11”.  

Kapet në Durrës, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës. 

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë, në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy