“Ne riciklojmë” u titullua një sfilatë edukuese e Qendrës Kombëtare të Fëmijëve, ku në ambientet e kryeministrisë u prezantuan veshje të ricikluara.
Grejsi Lita, prezantoi në emisionin “Zgjohu me MCN”, fustanin e saj të krijuar prej trëndafilash prej letre.
Për procesin e punës kam marrë një kosh nga fustanet e nusërisë e kam mbështjellë me një copë të kuqe dhe sipër kam ngjitur trëndafilat petale mbi petale, 240 trëndafila prej letra.
Ndërsa nxënësi Klaus Alla, krijoi veshjen me letra të arta dhuratash dhe pantallona me drita.

Nga ana e saj ideatorja skenografja dhe kostumografia Sergina Neziri rrëfeu se ideja e sfilatës ishte e saj, dhe është munduar që të ketë karaktere të ndryshme.
Të gjithë fëmijët asnjëri nuk ka ngjashmëri me tjetrin. Mundohem të kem një frymë të mirë mes njeri tjetrit.
Unë iu them artistë, por fillimisht duhet të dinë se këta duhet të jenë artistë në shpirt. Unë dhashë temën “Ne riciklojmë”.
Fillova ti ngacmoja, pastaj pashë që kishin shumë idenë. E kanë shijuar procesin e punës në maksimum.
Nga ky proces kanë filluar të ndajnë mbetjet, plastikë, letër dhe krijojnë me to.
Veshja e Klausit ndoshta nuk ishte më në përdorim dhe Klausi e ka kthyer sërish në përdorim.
Sfilata u mbajt për herë të parë në Kryeministri, kjo ishte diçka shumë e bukur dhe më pëlqen fakti që pati një impakt shumë të mirë.
Fëmijët e duan shumë si punë dhe ne do e vazhdojmë. Fëmijët janë kreativë njëlloj dhe gjithsecili ka veçantinë e tij.



