Turqi, breshër gjatë fluturimit, piloti hero shpëton 127 pasagjerë (VIDEO)

Turqi, breshër gjatë fluturimit, piloti hero shpëton 127 pasagjerë (VIDEO)

Nuk është përfshirë aspak nga paniku dhe ka arritur të bëjë zbritje emergjence në tokë, në mes të një stuhie në një lartësi shumë të madhe, me kokrra breshëri sa një top golfi, një pilot ukrainas i AtlasGlobal Airlines, i cili ka arritur të shpëtojë 127 pasagjerët, të cilët kanë arritur fatmirësisht të zbresin në aeroportin Ataturk të Stambollit pa asnjë dëmtim.

Dëmet e avionit janë të dukshme në pjesën e përparme të mjetit. Breshëri ka arritur të shkatërroje pjesën e qelqtë të avionit dhe piloti ka bërë zbritjen në tokë si i verbër.

Stuhia ka nisur dhjetë minuta pasi avioni ishte ngritur nga Qipro. Pasi arriti lartësinë 1300 metra, kokrrat e breshërit kanë thyer xhamat e kabinës, duke i penguar në këtë mënyrë shikimin pilotit.

Pasagjerët në bord kanë qarë dhe bërtitur të terrorizuar. Kur avioni u ul në Stamboll, ekuipazhi është duartrokitur dhe pilotët e avionëve të tjerë janë ngjitur në bord për ti shtrënguar dorën pilotit, që ka bërë një mrekulli.
Presidenti ukrainas Poroshenko i ka dhënë pilotit medaljen e kurajës: ’Ishte e vështirë, por gjëja kryesore është që të gjithë shpëtuam’, ka treguar piloti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy