Ndërhyrja në sistemin kompjuterik të PL/ Rusta: Janë marrë në pyetje 6 persona, po këqyren kamerat e sigurisë (VIDEO)

Ndërhyrja në sistemin kompjuterik të PL/ Rusta: Janë marrë në pyetje 6 persona, po këqyren kamerat e sigurisë (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur detaje mbi hetimin e Prokurorisë në lidhje me pretendim për ndërhyrjen në sistemin kompjuterik të Partisë së Lirisë.

Në një raportim për MCN Live Rusta bën me dije se janë pyetur 6 persona, mes të cilëve edhe roja dhe administratori i selisë.

Po ashtu po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë jashtë selisë së Partisë së Lirisë. 

Prokuroria e kryeqytetit është duke gjetur një hetim intensiv për një situatë pak të rrallë, kallëzimin e një subjekti politik. Është PL që nëpërmjet kreut të saj ka bërë një denoncim publik por edhe zyrtar, ata deklarojnë se persona të paautorizuar kanë hyrë në seli në mënyrë të paligjshme. Sipas kallëzimit ata në ndryshuar hard diskun, ose memorien e sistemit kompjuterik dhe DVR-së, njësisë së kamerave të sigurisë, dhe kanë bërë lidhje duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike. Prej fundjavës Prokuroria dhe Komisariati nr.2 kanë kryer një sërë veprimesh proceduriale, pyetur 6 persona, përfshirë rojen dhe administratorin e selisë. Ende s’e dimë nëse është pyetur Meta. Janë kqyrur pamjet e kamerave të sigurisë. Është marrë hard disku që pretendohet që s’është origjinal. Prokuroria e Tiranës nesër pritet të ketë edhe një takim mes drejtuesve të komisariatit nr.2 dhe prokurorit që po e ndjek këtë çështje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy