Rusia rikthehet në Shqipëri, por jo më si në vitet ’60. Ekspertët rusë të sigurisë kanë ardhur në vendin tonë të mbikqyrin bazat ushtarake dhe stërvitjen që po zhvillohet. Rusia na monitoron si vend anëtar i NATO-s.
Ekspertët rusë po kryejnë monitorime të aktiviteteve ushtarake në disa rajone të Kroacisë dhe Shqipërisë në kuadër të Dokumentit të Vjenës për besimin dhe masat e sigurisë, duke filluar nga 27 shtatori, i tha agjencisë “Sputnik”, kreu i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor të Rusisë. Ekspertët rusë do të vizitojnë bazat ushtarake, do të marrin marrin informacion mbi aktivitetet ushtarake, formacionet dhe njësitë në zonat e përcaktuara, si dhe do të të marrin pjesë si vëzhgues në stërvitjet ushtarake të Shqipërisë që kanë nisur në 19 shtator dhe janë duke vazhduar, deklaroi zyrtari rus. "Inspektimi po kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në zonën e caktuar apo për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak që duhet të deklaruar paraprakisht. Zona e monitorimit është 16.000 kilometra katrorë në Kroaci dhe 12.000 kilometra katrorë në Shqipëri, "tha të hënën Sergei Ryzhkov. Dokumenti i Vjenës ka për qëllim ndërtimin e besimit reciprok dhe sigurisë në Evropë dhe është miratuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku shtetet anëtare si igurojnë njëri-tjetrit informacion për forcat e tyre të armatosura, planifikimin e mbrojtjes dhe detajet e buxhetit ushtarak, si dhe shkëmbimin e vëzhguesve ushtarak.



