Këngëtarët Laura Kuca dhe Teo Dumani vijnë me këngën e re “Çobanesha ime”, ndërsa në aktivitetet e përditshme punojnë bashkë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Teo tha se ky është bashkëpunimi i parë mes tyre, edhe pse bashkëpunojnë gjithnjë në evente.
Me muzikë kam që 6 vjeç. Te muzika popullore ndihem më rehat. Jemi në ujërat tona në bashkëpunim. Muzikën e ka bërë Klodian Qafoku.
Kam qenë unë që e kam kërkuar si këngë. Jemi mirë me dasma dhe evente.
Deri tani jemi me këmbën e mbarë. Kemi evente dhe jashtë Shqipërisë. Pazaret i mbyll unë, pasi Laura toleron.
Ndërsa Laura u shpreh se një bashkëpunim të zgjuar duhet ta bësh me dikë që nuk do jetë vetëm një klip 5 minuta, por në vazhdimësi.
Na hahet puna, muhabeti. Ndihemi mirë me njeri tjetrin. Kur je vetëm, përshtatesh. Por të lidhësh punën me një koleg tjetër është pak e vështirë.
Unë dhe Teo na kombinojnë shumë zërat, jemi një duo perfekte. Kemi nja dy projekte para dhe bashkë dhe veç e veç.
Pika ime e fortë është live para publikut. Në studio nuk shprehem shumë rehat, nuk jap 100% siç jap live.



