12 tajlandezë dhe 5 amerikanë, janë arrestuar si pjesë e një rrjeti global të trafikimit të grave tajlandeze. Ata transportonin qindra gra nga Tajlanda në SHBA për qëllime komerciale të seksit, duke i mashtruar se do ju siguronin atyre një jetë më të mirë. Zyrtarët tajlandezë thanë se ata janë në dijeni të akuzave kundër 17 të dyshuarve, dhe janë duke punuar me SHBA për rastin.



