Erdogani i përgjigjet Mitsotakis-it: Deklaratat e tij nuk ndryshojnë dot fatin e rajonit!

Erdogani i përgjigjet Mitsotakis-it: Deklaratat e tij nuk ndryshojnë dot fatin e rajonit!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar komentet e bëra nga kryeministri grek Kyriakos Mitostakis nga Davosi, duke i konsideruar si të parëndësishme.

“Mitsotakis mund të thotë çfarë të dojë, por deklaratat e tij nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar fatin e rajonit”, tha Erdogan të premten. 

Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë.

Duke folur gjatë një sesioni në Forumin Ekonomik Botëror në resortin malor zviceran, Mitsotakis shprehu bindjen se mosmarrëveshjet dypalëshe me Turqinë mund të zgjidhen përmes dialogut me presidentin turk.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të zgjidhim dallimin tonë kryesor, që është përcaktimi i zonave detare në Egje dhe Mesdheun lindor,” tha ai.

Erdogan të premten akuzoi gjithashtu Greqinë për shkeljen e Traktatit të Lozanës të vitit 1923 duke refuzuar të çmilitarizonte ishujt e saj lindor të Egjeut.

“Ne po marrim hapat e nevojshëm, po i përgjigjemi pretendimeve greke në forumet ndërkombëtare. Ata (grekët) do të bëjnë atë që është e nevojshme”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy